Një studim i përbashkët nga OBSH dhe nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) zbuluan, se një numër i madh njerëzish në mbarë botën ndërrojnë jetë si pasojë e orëve të gjata të punës.
OBSh dhe ILO përllogaritën se në 2016 kishte 745 raste vdekjeje nga goditjet në tru dhe nga sëmundjet e zemrës, një rritje prej 29 për qind që prej vitit 2000. Globalisht në 2016, 488 milionë njerëz punuan me orare të tejzgjatura pune, mbi 55 orë në javë.
Sipas studimit në 2016 398 njerëz ndërruan jetë nga goditjet në tru dhe 347 mijë nga sëmundjet e zemrës, pasi kishin punuar më shumë se 55 orë në javë. Nga viti 2000 deri në 2016-ën numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës për shkak të orëve të gjata të punës u rrit me 42 për qind dhe me 19 për qind nga goditjet në tru.
U arrit në përfundimin, se të punuarit 55 orë ose më shumë në javë shkakton 35 për qind më shumë rrezik për të pasur një goditje në tru dhe 17 për qind më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, krahasuar me 35 deri në 40 orë punë.
Studimi nuk mbulonte periudhën e pandemisë së Koronavirusit, por sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së Dr. Tedros Adhanom Ghebrezesus, pandemia ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme mënyrën sesi punojnë shumë njerëz.
“Puna nga telefoni është bërë normë për shumë industri, shpesh duke i ngatërruar kufijtë mes shtëpisë dhe punës. Gjithashtu, një numër i madh biznesesh janë detyruar të ngadalësojnë ose t'i japin fund disa operacioneve për të ruajtur para dhe shumë njerëz, që vazhdojnë ende të punojnë janë të detyruar të punojnë më shumë orë se zakonisht,” tha ai.
“Asnjë punë nuk ja vlen aq shumë sa të rrezikojmë të pësojmë një goditje në tru ose të vuajmë nga sëmundjet e zemrës. Qeveritë, punëdhënësit dhe të punësuarit duhet të punojnë së bashku për rënë dakord për limitet të cilat mbrojnë shëndetin e punëtorëve,” shtoi Adhanom Ghebreyesus./RT/



