Korçë/ Arrestohet pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante kokainë, procedohen 17 persona, mes tyre një punonjës policie

Korçë/ Arrestohet pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante kokainë, procedohen 17 persona, mes tyre një punonjës policie

Policia e Korçës ka arrestuar një 57-vjeçar, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i dyshuar për organizim të lojërave të fatit të paligjshme dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

 

I arrestuari, shtetasi A. R., akuzohet se kishte përshtatur ambientin e lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim të drogës. 

 

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, si dhe materiale që shërbenin për lojëra fati. 

 

Në celularin e tij janë gjetur gjithashtu faqe aktive për baste sportive.

 

Në vijim të ndërhyrjes, 3 persona u proceduan penalisht për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi tentuan të fshehin prova, ndërsa 14 shtetas të tjerë u proceduan për moskallëzim krimi. 

 

Në lidhje me këtë rast, është proceduar penalisht edhe një punonjës policie, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj tij ka nisur edhe hetim disiplinor. 

 

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar kokainë, shuma monetare në disa valuta, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy