Ish-ministri i konservatorëve britanikë arrestohet për përdhunim

Ish-ministri i konservatorëve britanikë arrestohet për përdhunim

Një deputet britanik dhe ish-ministër konservator është arrestuar nga policia për përdhunim, pas akuzës së ngritur nga një punonjëse e Parlamentit të Londrës.

Lajmin e bën të ditur “Sunday Times”, pa zbuluar identitetin e personit të arrestuar, i cili - shton gazeta - tashmë është liruar me kusht dhe pritet të dalë para drejtësisë në mes të muajit.

Ngjarja për të cilën akuzohet deputeti, i cili është rreth 50 vjeç, daton nga periudha midis korrikut 2019 dhe janarit të këtij viti, gjatë së cilës gruaja pretendon se ka qenë viktimë e katër episodeve të qarta dhune, abuzimi seksual dhe përdhunimi.

Viktima, shkruan Times, raportoi se përdhunimi e la atë në gjendje shoku që ia bëri të domosdoshme të shkonte në spital. Policia Metropolitane e Londrës po heton mbi rastin, ndërsa Partia Konservatore është shprehur se i ka marrë akuzat "shumë seriozisht".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy