Qeveria u jep 100 milionë lekë kishave dhe xhamive

Qeveria u jep 100 milionë lekë kishave dhe xhamive

109 milionë lekë do t’u ndajë qeveria komuniteteve fetare për vitin 2017. Pjesën e luanit e merr Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që përfiton shumën 31 416 000 lekë. Këto para përdoren për pagën e 238 personave. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë, me të cilat paguhen 185 priftërinj dhe edukator fetarë.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 lekë për 43 punonjës të administratës dhe 153 edukatorëve në institucionet e arsimit fetar, përfshirë parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 840 000 lekë për 28 punonjës të administratës, ndërsa pjesa tjetër do të shpenzohet për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit, Teqesë në Shtuf , Gjirokastër dhe Teqesë së Martaneshit.

Ndërkaq, bektashinjve u jepen edhe 7 milionë lekë shtesë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj gjatë vitit 2017.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy