
Studiuesi Dritan Hoti është skeptik në lidhje me propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në studion e MCN, ai tha se e vetme, Franca nuk do të arrinte të garantonte stabilitet në Europën Juglindore.
Nuk besoj se do të ketë miratim të drejtpërdrejtë nga ana e Gjermanisë. Gjermania ka qëndrime të tjera përsa i përket Europës Juglindore. Ky propozim do të krijonte zhgënjim psikologjik te vendet e BP. Do të ishte një lloj partneriteti gjeopolitik më shumë se integrim institucional administrativ dhe juridik i këtyre vendeve. A do të ishte Franca e aftë të garantonte stabilitet në Evropën Juglindore? Jo. Në kontekstin aktual Evropa Juglindore është një domen ekskluziv i rivaliteteve të superfuqive të kohës tonë. Nuk do të krijojë uniformitet sa i takon qëndrimeve.



