Berisha: Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD-së, ju do të votoni për kandidatët

Berisha: Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD-së, ju do të votoni për kandidatët

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me qytetarët në Vaun e Dejës foli ndër të tjera për zgjedhjet lokale dhe  përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidaturë të vetme.

Berisha tha se do të bëhet gjithçka për bashkimin e plotë të PD-së në të gjitha aspektet.

Ne po ecim drejt zgjedhjeve. Këto zgjedhje kanë një rëndësi kritike për ne dhe vendin. Kemi vendosur norma demokratike. Cilat janë këto? Vota juaj do të përcaktojë deputetin, kryetarin e partisë, atë të bashkisë dhe çdo gjë.

Sot i kemi dhënë fund kryetarokracisë dhe kemi vendosur vullnetin tuaj, të anëtarëve të PD në vendimmarrje, piedestal. Në këto zgjedhje që do të votoni për më të mirin tuaj, ne do të japim mundësi të votojnë edhe simpatizantët tanë. Por kush do ti përcaktojë ata? Do ti përcaktoni ju vetë, jo ne. Asnjë simpatizant nuk do të përcaktohet nga kryetari i partisë këtu. Të gjithë do të regjistrohen nga ju, nga seksioni i PD-së. Ju i njihni ata, ju bashkëpunoni me ta, ju keni një jetë të tërë me ta, ju keni besimin me ta.

Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme. Ne besojmë te vota se vota është vullneti i lirë. Në këto zgjedhje ne shkojmë me një praktikë të re, shkojmë të bashkuar. Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD në të gjitha aspektet. Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës shqiptare, të shkojmë në zgjedhje me një kandidatë dhe të fitojmë zgjedhjet e ardhshme siç e meritojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy