Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se Kryeministri Edi Rama aktualisht ka humbur qetësinë.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Rama është një njeri që nuk është mirë, pasi pas arrestimit të Veliajt po i afrohet laku te vetja.
Edi Ramës po i afrohet laku te vetja pasi iku kryetari i bashkisë Tiranë në arrest.
Aq më shumë që i kishte premtuar që kjo nuk do të ndodhë në 11 maj dhe më pas do të kesh diçka të butë.
Madje kishte dërguar lajmës në prokurorët e SPAK, jo te Ols Dado.
Por nuk i kanë dalë llogaritë që Veliaj të ishte në krye të fushatës, të punësonte dhe me paratë e tenderave të blinin fukarenjtë që kanë lënë në pikë të hallit.



