Trafiku i kokainës dhe roli i shqiptarëve, Artan Hoxha: Çfarë më thanë dy vlonjatë që jetojnë në Ekuador

Trafiku i kokainës dhe roli i shqiptarëve, Artan Hoxha: Çfarë më thanë dy vlonjatë që jetojnë në Ekuador

Deri në fillimin e viteve 2000 shqiptarët kishin punuar kryesiht për grupet kriminale italiane të cilët trafikonin kokainë nga amerika latinë drejt europës.

Diçka ndryshoi në këtë periudhë ku ata filluan të vendosin vetë kontaktet me kartelet e amerikës së jugut duke shmangur në këtë menyrë ndërmjetësimin.

Tregtarë të dorës së parë tashmë grupet shqiptare nisën një fushatë për të kapur tregun e kokainës në europën perendimore, vende ku kishin kishin punuar për 10 vite si shpërndarës dhe nën urdhërat e të tjerëve.

Rasti i parë i trafikut të kokainës nga Kolumbia drejt Shqipërisë daton në vitin 2001. U shkatërrua një grup shqiptarë i cili kishte vendosur kontakte me kartelin e Medelin në Kolumbi. 7 persona u prangosën në Tiranë ndër ta dhe Sokol Koçiu oficer në prokurorinë e përgjithshme.

Pas këtij rasti shqiptarët morën gjthmonë e më shumë  rol në trafikun e kokainës. Ata tashmë ishin të vendosur në vendet e origjinës së kokainës Kolumbi, Brazil, Peru, Bolivi si dhe në portën kryesore nga del kokainë në Amerikën e Jugut , Ekuador.

Ajo që bën përshtypje në të gjithë rrugëtimin e grupeve shqiptare në trafikun e kokainës është qëndrueshmëria për rreth 20 vite.  Agjensitë e sigurisë në europë dhe  shtetet e bashkuara të amerikës i përmendin shpesh në raportet e tyre si ndër organizatat më të sofistikuara dhe më produktive në tregëtinë e pluhrit të bardhë.

Në të gjithë këtë veprimtari aktiviteti i shqiptarëve nuk mund të ngilte pa rënë në sy dhe kryesisht aktiviteti i tyre dekadën e fundit është fokusuar në Ekuador.

Vendi i vogel por me rendesi për trafikun e kokainës pasi aty kalon pjesa me e madhe e kesaj droge që prodhohet në kolumbi, peru dhe bolivi është bërë streha e dhjetra trafikantëve shqiptarë.

Aktivitet i shqiptarëve është mjaft i madh aq sa 5 shqiptarë janë vrarë në këtë vend gjatë 6 viteve të fundit dhe të gjitha ngjarjet dyshohet se kanë motiv trafikun e kokainës.

Shqiptarët nuk janë shumë aty por u ekspozuan për shkak të varsjeve dhe atentateve dhe për shkak të sasisë së kokainës, psh në Blegjikë për 5 javë një organizatë shqipatre futi 32 ton kokainë. Kur ben operacione te tilla imagjino çfare vemendje. Shqipatrët në Ekuador janë grosistë në trafikun e kokainës. Kujtoj nja dy nga Vlora personazhe të cilët jetojnë atje dhe më thanë që ky vend ëhstë krijuar posacerisht për ne, një vend supër i korruptuar,niveli sigurisë ishte si në shqipërinë e vitit 1997”, thotë Artan Hoxha.  

Në këtë vend ngriti perandorinë e tij edhe Gramoz Rexhepi, i njohur me nofkën mbreti i kokainës. Nga ky vend ai mbyti me kokainë europën duke trafikuar disa tonë që nga viti 2013. Rexhepi i arrestua në nëntor të vitit të kaluar në Turqi dhe u konsiderua ndër operacionet me të rëndësishme për goditjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Shqiptarë gjatë këtyre viteve janë vrarë edhe në Brazil dhe Kolumbi dy vende të tjera të rëndësishm të trafikut ku grupet shqiptare kanë dërguar emisarët e tyre.

Gjatë këtyre zhvillimeve në amerikën e jugut ku shqiptarët negociojnë vetë me kartelet atje një fenom tjetër po ndodhte në një tjetër kontinent, Azi. Drejtuesit e grupeve kriminale në shqipëri por edhe ata që drejtojnë trafikun e kokainë me anë të konatkteve të tyre në amerikën latine u vendosën në Dubai.

“Nuk janë thjesht për ti shpëtuar kërkimit Janë vendosur të gjithë bosat e trafikut ne Dubai dhe në rang bosi unë fus ata që shkojne tek 20 milion euro e lartë,aty ka shumë më tepër se aq. Ata janë vendpsur para një dekade të cilët jo vetëm kanë bzinese,rpona vila, kanë hapur kompani biznesi dhe janë duke ndërtuar në pjesë të vecanta të Duabit, janë investitorë . Aty ka kompani që kalojnë qindra milion euro nga shqipëria, kanë blerë hotele të cilat kanë vlerë shumë të amdhe në Dubai.Kur i pyet ata të thonë që këtu jemi në një burg të hapur ” – Artan Hoxha, gazetar.

Ky vend ishte parajsa e këtyre personazheve për shkak të disa lehtësiara që ai ofron. Mungesa e marrëveshjeve të ekstradimit me pjesën më të madhe të botës dhe  mungesa e llogarisë për paratë që shpenzohen  atje e bëjnë këtë vend idealin për personat që kanë probleme me ligjin.

Gjithashtu nga aty këta personazhe janë më të sigurtë pasi janë larg syrin kundërshtarëve të tyre por edhe në ato raste kur kundërshtarët e tyre janë atje e kanë të pamundur të veprojnë për shkak të ligjeve të forta në Dubai.

Kjo situatë i ka futur në vështirësi autoritet tonë për të goditur këto drejtuesit e grupeve kriminale për shkak se kanë të pamundur ti ekstradojnë nga atje.

Prokuroria e posaçme SPAK ka ngritur këtë problem disa hërë duke kërkuar qeverisë dhe parlamentit të ndërhyjnë në mënyrë që këta përsona të sillen ne shqipëri.

SPAK gjithashtu në raportet e tij ngre shqetësimin se DUBAI si parajasë fiskale po përdoret nga këto grupe kriminale për të trasnsferuar paratë drejt shqipërisë apo vendeve të tjera, duke legjitimuar shqetësimin se nga aty po vijnë para të pista.

Në një situatë të tillë ku grupet kriminale shqiptare janë të vendosur në tre kontinente amerikën latine origjinën e kokainës, europë ku është tregu kryesorë e tyre dhe azi ku ata drejtojnë aktivitetin dhe marrin paratë agjensitë shqiptare  duket se e kanë të humbur për momentin këtë luftë për shkak të arsyeve të përmendura më lartë.

Por policia, prokuroria apo cdo agjesi tejtër e sigurisë në shqipëri po humbin dhe një tjetër luftë atë të pastrimit të parave, pasi një pjesë të ardhurave të këtyre grupeve investohen në shqipëri, kryesisht në ndërtim.

Kjo ka detyryar ambasaden amerikane që Brenda 6 muajsh të përsëri dy here thirrjne për shqiptarët që të informojnë  tek një numër amerikan dhe një email të DEA-s informacionet e tyre për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy