Fuste drogë në burg, arrestohet gardiani në Fushë-Krujë

Fuste drogë në burg, arrestohet gardiani në Fushë-Krujë

Një gardian burgu me inicialet B.M, 27-vjeç, është arrestuar pasi në burgun e Fushë-Krujës fuste lëndë narkotike. Ai u kap në flagrancë nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Arrestimi i gardianit u bë gjatë kontrollit të ushtruar për të hyrë në regjimin e brendshëm, ndërsa iu sekuestrua një sasi prej 30.8 gramë lëndë narkotike Canabis Sattiva, e fshehur në trup.

Për rrjedhojë policia ushtroi edhe një kontroll në shtëpinë e personit në fjalë ku u gjet një sasi tjetër prej 17. 92 gramë lëndë narkotike Canabis Sativa.

Tashmë 27-vjeçari do të përballet me drejtësinë e Krujës e cila e akuzon për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 324/a i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy