Zelensky kritikon kryebashkiakun e Kievit: Duhet bërë më shumë për banorët

Zelensky kritikon kryebashkiakun e Kievit: Duhet bërë më shumë për banorët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar faktin se përparimi në rivendosjen e energjisë elektrike ka qenë i ngadaltë, veçanërisht në kryeqytetin Kiev.

Ky koment është interpretuar nga disa si kritikë e hapur ndaj kryetarit të kryeqytetit, Vitaly Klitschko.

“Shumë qytetarë të Kievit kanë më shumë se 20 apo edhe 30 orë pa energji elektrike”, tha lideri ukrainas, duke theksuar se pret punë cilësore nga zyra e kryetarit.

Zelensky nuk e përmendi emrin e Klitschkos, por e bëri të qartë se ishte i mërzitur që kishte shumë pak vendstrehime për 3 milionë banorët e kryeqytetit, duke folur për "shumë ankesa, veçanërisht në Kiev".

Klitschko më parë tha se 400 nga këto objekte ishin ngritur për t'u siguruar qytetarëve energji elektrike, ujë, akses emergjent, internet, si dhe ngrohje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy