Nga nesër nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, si do të devijohet trafiku

Nga nesër nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme, në orën 08:00, do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, përkatësisht në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit.

Siç njofton, ARRSH punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradë pritet të zgjasin deri më 21 prill, ku do të ketë edhe devijim të trafikut përmes rrugëve dytësore.

FAZA E PARË DREJTIMI QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

1. Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.

Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

2. Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas.

Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

3. Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.

4. Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

5. Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

FAZA E DYTË DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.

Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshtë:

Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

May be an image of text that says 'Qafe Kashar PLANI MENAXHIMIT TE TRAFIKUT TIRANE- DURRES (Autostrada) TRAFFIC MANAGEMENT PLAN TIRANE DURRES (Highwaj) Segmentet :Mbikalimi Kashar- Vore Vore zona punimeve 120 3 120 m 120 3 120 m 35 Dalje autosrade/ rinas/rruge dytesore EMPLOYER ALBANIAN ROAD AUTHORITY MONITORINGCSL CONSULT S.r.l- SINA- CONTRACTOR JV"BIOLIAP A.T.E.V.E.&"GECI"L.T.D'May be an image of text that says 'LOT CONTRACT B- RRMSP/ CW/2015/2 Vore PLANI MENAXHIMIT TE TRAFIKUT TIRANE- DURRES (Autostrada) TRAFFIC MANAGEMENT PLAN TIRANE- -DURRES (Highwaj) Segmentet :Vore Maminas Maminas zona punimeve 120 3 3 120 3 3 60 3 EMPLOYER Dalje Autostrade (pran karburant Kastrati) rruge dytesore 3 ALBANIAN ROAD AUTHORITY 3 MONITORING CONSULTANT JV Engineering S.r.l- INA- SINECOS.p. CONTRACTOR V"BIOLIAP A.T.E.V.E. "GECI"'

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy