“Grumbulluesit abuzojnë. Kastraveci të jetë minimumi 60 lekë”, Ziu paralajmëron: Kjo punë do arrijë deri në konflikte fizike (VIDEO)

“Grumbulluesit abuzojnë. Kastraveci të jetë minimumi 60 lekë”, Ziu paralajmëron: Kjo punë do arrijë deri në konflikte fizike (VIDEO)

Fermerët në Berat u ngritën në protestë ditën e shtunë ku kërkuan rritjen e çmimit të kastravecit, i cili është i ulët dhe po shiten prodhimet me 50 për qind nën kosto. Fermeri Gen Ziu tha në MCN Live se po bëhen abuzime nga grumbulluesit në lidhje me çmimin. Ai kërkoi një çmim 60-70 lekë për kilogram, pasi përndryshe paralajmëroi se situata do agravojë deri në konflikte fizike. 

Shqetësimi jonë është që këtu po bëhet abuzim me çmimet e produkteve. Ditën e shtunë bëmë një organizim rastësor, na u bashkuan të gjithë fermerët e zonave, sepse kemi abuzim në çmim. Janë 4-5 pikë grumbullimi që e grumbullojnë mallin pa limit, vjen darka pastaj u japin ofertë pikave të eksportit, pa limit. Kush do e vendosë çmimin më të ulët, ai do jetë gjithë ditën. Të gjitha pikat s’e marrim me faturë mallin, në darkë pastaj me ankand, kush e paguan e paguan fermeri. Unë prodhoj në një sezon 900 kuintal domate, dhe 400 kuintalë kastravec. Është në mëshirë të fatit, të 4-5 pikave të grumbulluesve. Do arrijë kjo punë në konflikte fizike me njëri-tjetrin, do vritemi. 

Jam në kontakt me disa nga eksportuesit që kanë rënë dakord të ulemi për të rënë dakord për një çmim. Disa eksportuese na janë bashkuar, por jo të gjithë, janë 2-3 që s’duan, u pëlqen kjo loja e pistë. Po vazhdojmë me mbledhjen e firmave. Shteti është i pari që s’i kontrollon. Xhiron pika e grumbullimit 80 mijë euro në ditë dhe s’paguan një tatim dhe më bllokon mua Task Forca furgonin. Krimi Ekonomik çfarë bën?! Ne çmimin do ta vendosim në bashkëpunim me 2-3 pika që na mbështesin. E kishim trangullin me 700 lekë, ditën tjetër me 300. Tregtarët e huaj kanë frikë të marrin te ne në Shqipëri sepse s’ka stabilitet çmimi. Prodhimet i prishin këto 4-5 pika, s’kanë kushte frigoferike, i mbajnë në magazina. Duam një çmim minimal 60-70 lekë për kilogram, sepse ne e ndjekim tregun në Serbi, Itali, Spanjë, nuk dalim mbi tregun, por s’duam të bëhet abuzim këtu te ne nga grumbulluesit. Kam 14 vjet që e kam ngritur këtë biznes. Nëse këtu vendoset një çmim javor do habiteni se çfarë do të ndodhë në Shqipëri me serat”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy