Gazetari Sokol Bregu tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se shoqëria shqiptare po kriminalizohet përditë e më tepër. Duke analizuar shifrat e 2024-ës, Bregu tha se mesatarisht në Shqipëri kryhen 6-7 krime në orë, që është një shifër alaramante, ndonëse në këtë shifër përfshihen edhe kundravajtje. Ai vuri në dukje se ka një rritje të krimeve seksuale, si dhe rritje të përdorimit të lëndëve të forta si kokaina.
"Problemet e rënda me shoqërinë më së shumti, se sa me rendin publik. Një shoqëri që po kriminalizohet përditë e më tepër. 62 mijë s’na bën përshtypje, por po ta pjesëtojmë me 365 ditë të vitit kalendarik, na dalin 180 krime në ditë. Këtu ka edhe krime të vogla, edhe kundravajtje, por 180 në ditë! Po ta pjesëtojmë me 24, dalin që ka 6-7 krime në një orë në Shqipëri, shifër alarmante për një shoqëri, çfarë do kallëzimi të jetë. Ose s’e kuptojnë në një moment që e shkelin ligjin, ose janë të detyruar ta kryejnë këtë krim, s’u bën përshtypje. Ka disa gjëra që s’i toleroj, dhe kanë rritje, janë krimet seksuale. Rritja e krimeve seksuale tregon që është një shoqëri që po vjen në ngurtësim, kryesisht maskiliste. Një pjesë e madhe e ngacmimeve seksuale sidomos në administratë nuk kallëzohen penalisht. Dy gjëra dominojnë vitin 2024, vjedhjet ordinere dhe trafiku i drogës. Vjedhës dhe trafikantë droge Shqipëria ka pafund dhe burgjet janë mbushur plot. Jemi rritur në përdorimin e lëndëve të forta narkotike, si kokaina, ekstazia, etj".



