Perlat Sheqeri, ‘mbret’ i këngëve satirike: Te ky zhanër kam gjetur veten, këngët përcjellin një mesazh pavarësisht humorit

Perlat Sheqeri, ‘mbret’ i këngëve satirike: Te ky zhanër kam gjetur veten, këngët përcjellin një mesazh pavarësisht humorit

Këngëtari Perlat Sheqeri i ftuar në emisionin ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për këngët satirike që ai ka bërë, ku një prej tyre ja ka dedikuar dhe Luiz Ejllit për të cilën u shpreh se e ka realizuar live.

Ai shprehet se kënga është bërë për Luizin si banor në BBV dhe jo për Luizin jashtë asaj shtëpie dhe se nuk e ka bërë për të fituar. Perlati tregon se ka gjeture veten tek këto këngë satirike, ndërsa shprehet se pavarësisht humorit ato përcjellin dhe një mesazh të rëndësishëm.

Luizi i pavdekshëm dometheënë. Zgjodha Luizin sepse ashtu e ndjeva, dhe e kam bërë për Luzin si banor i BBV sepse mendova se e meriton dhe jo për Luizin jashtë. E bëra sepse ashtu e ndjeva, e kam bërë live atë këngë nuk është se e mendova dhe kompozova. Nuk jam aspak pishman që e kam bërë e ka merituar. Këngën për Luizin nuk e bëra për të fituar.

Këngët ndoshta lidhen dhe me natyrën time si njeri i qeshur dhe pak i humorit, por populli i do. Tek këto këngë kam gjetur veten dhe e ndjej veten mjaft mirë te ky zhanër, ndoshta natyra më ka bërë të ndjehem rehat aty.

Janë këngë me muzikë dhe të orkestruara, temat janë me humor por kanë të gjitha mesazhin brenda. Jam duke menduar për një këngë për dhëndrin dhe nusen por nuk mund ta zbuloj dot. është humoristike dhe besoj se do të këndohet. Shumë këngë i kam krijuar gjatë periudhës së pandemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy