Pas dy vitesh pandemi, besimtarët mbushin kishat për Pashkët Ortodokse

Pas dy vitesh pandemi, besimtarët mbushin kishat për Pashkët Ortodokse

Pas dy vitesh pandemi, besimtarët ortodoksë kanë mbushur plot kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.

Mëngjesin e kësaj të diele edhe kryeministri Edi Rama e ka nisur me një urim për besimtarët për Pashkët Ortodokse.

Ai ka publikuar një foto në Facebook, bashkangjitur së cilës shkruan: “Gëzuar Pashkët Ortodokse”.

Mbrëmjen e së shtunës edhe Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, ka hapur dyert për besimtarët, për mbajtjen e meshës së shenjtë. Mesha u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili kreu ritualet fetare.

Edhe në Fier besimtarët ortodoksë u mblodhën në kishën e Shën Gjergjit, ku Mitropoliti At Nikoll Hyka ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes së Krishtit.

Në Korçë mijëra besimtarë u mblodhën në Katedralen Ringjallja e Krishtit, ku Paskal i Mitropolitit imzot Joanit mbajti meshën dha një mesazh për të gjithë besimtarët. 

Duke besuar në Perëndinë e paqes, së pari le të bëjmë paqe në zemrat tona dhe më pas ajo do të arrijë edhe tek të tjerët, sepse nuk mund të përhapim paqe nëse ne nuk e kemi atë brenda nesh. Në këtë ditë të shenjtë të Ngjalljes së Krishtit dhe të paqes që ai u jep të gjithëve, le të përpiqemi që të ndriçohemi nga drita e Tij e shenjtë, e cila është paqe - paqe me Perëndinë, paqe me veten tonë dhe paqe me të gjithë botën. Gëzuar Pashkën dhe për shumë vjet”, tha imzot Joanit.

Në Gjirokastër, mesha u përcoll nga besimtarët e shumtë të cilët nxitonin të ndiznin qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re.

Në Vlorë mesha e shenjtë u mbajt në kishën e Shën Theodhorit, ku atë Konstandin Prifti ka uruar Gëzuar pashkët “Krishti u ngjall“.

Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako.

Simboli i Festës së Pashkëve Ortodokse është veza e kuqe, ndërsa në tavolinën e drekës nuk mungojnë buka e ëmbël apo dhe mishi i qengjit.

Kjo festë cilësohet një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy