Në Kosovë vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus.
Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 494 testime. Prej tyre, 213 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Megjithatë, i lartë është edhe numri i të shëruarve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 109 pacientë me Covid-19.
Në Kosovë IPSHPK-ja ka raportuar se kanë vdekur gjashtë persona.



