Ndahet nga jeta deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino (VIDEO)

Ndahet nga jeta deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino (VIDEO)

Ndahet nga jeta deputeti socialist, ish-kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino.

Ai ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk ka mundur ta fitojë betejën, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Mësohet se Fino është ndarë nga jeta  rreth orës 04.00 të mëngjesit.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.

Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Ai ishte i renditur sërish si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy