
"Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së nuk mund të jetë kurrsesi një proces i vetëm dhe i shkëputur nga ai i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndaj na nevojitet një koordinim i plotë institucional edhe në raport me politikat e zhvillimit" keshtu deklaroi presidenti i Republikës, Ilir Meta në Forumin Ekonomik të Tiranës. Meta e vuri theksin, te krijimi i një tregu të përbashkët energjetik.



