
Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 550-vjetorin e vdekjes.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në “Tuiter” të ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka.
“Posta e Maqedonisë ka emetuar pullën postare për të nderuar 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shkruan Reka.



