Një grua e moshuar ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar nga i biri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë të Klosit, ku 28-vjeçari Markelen Lala u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, T.L., 62 vjeçe.
Dhuna ka ndodhur në ambientet e banesës së tyre.
E moshuara ka marrë dëmtime në kokë. Ajo është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”.



