Punonjësi i bashkisë Elbasan humbi jetën duke riparuar llambat, një person nën hetim, një tjetër në kërkim

Punonjësi i bashkisë Elbasan humbi jetën duke riparuar llambat, një person nën hetim, një tjetër në kërkim

Një person është shpallur në kërkim dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi një punonjës i bashkisë Elbasan humbi jetën gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, duke rënë nga vinçi.

Për rastin e djeshëm, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy