Marrëveshja me Kishën serbe/ Camaj: Varet prej partive serbe nëse qeveria Abazoviç do të qëndrojë në pushtet

Marrëveshja me Kishën serbe/ Camaj: Varet prej partive serbe nëse qeveria Abazoviç do të qëndrojë në pushtet

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk e ka konsideruar si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Tërheqja e mbështetjes ndaj qeverisë së pakicës nga forca kryesore politike në Mal të Zi, partia e presidentit Milo Gjukanoviç, po shkakton reagime të shumta në opinion.

Lidhur me këtë, në një komunikim me skype z. Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, tha për edicionin e lajmeve në MCN tv, se qartazi qeveria Abazovic e ka humbur përkrahjen e shumicës.

Për faktin se qeveria ka ndërmarrë një hap që nuk e ka pasur përkrahjen e shumicës, edhe pse i bindi një natë më parë që nuk do të votohet në parlament, është e qartë se e ka humbur mbështetjen e Partisë Demokratike Socialiste për shkak të votimit pro marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Që të nesërmen u mor vendim për të mos u mbështetur qeveria e pakicës kështu që definitivisht që pa marrë parasysh arsyetimet në shumicën e deritanishme, gjasat janë që nuk mund të llogaris në të.

Në fakt edhe një javë më parë Abazovic, kishte një takim me ambasadorët dhe mori sugjerime të qarta se marrëveshja me kishën serbe nuk bën për listën e prioriteteve të agjendës së qeverisë dhe me këtë frymë pati një takim me partitë dhe u tha se nuk do të flitet për marrëveshjen dhe se nuk do të votohen por ai e futi në votim. Natyrisht se kjo paraqet rrezik për kursin e tanishëm politik të vendit dhe mendoj se është diçka që partia e tij nuk duhej bërë, duhet cekur se edhe atë ditë që do votohej, mungonin 2-3 ministra nga radhët e “Ura”-s, dhe kjo tregon se brenda vet kësaj partie, ka mospërkrahje.

Sipas Camaj, varet prej partive serbe nëse qeveria Abazoviç do të qëndrojë në pushtet.

Kjo do të vjen në shprehje shumë shpejt. Vetëm në javën tjetër do të kemi iniciativë të tillë dhe do të kuptohet se a do të mbijetojë apo jo kjo qeveri kjo varet nga aleatët e Abazovic, partitë serbe, dhe kjo ka mundësi që të ndodh.

Ndërkohë që në anën tjetër flitet për shkurtim të mandatave në parlament ose për formimin e një qeverie të re, ndoshta edhe ka nevojë për pak hapësirë për përgatitjen e zgjedhjeve edhe pse kalkulohen qe do të jenë më 23 tetor, bashkë më zgjedhjet lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy