Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse, jemi në një situatë vërtet të vështirë, kryesisht për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Komisionit të BE-së, i cili paraqiti propozime për sanksionet pa lënë vendimin për shtetet anëtare.
Kështu është shprehur kryeministri hungarez, Viktor Orban, me të mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.
Sa i përket propozimit për të mos përfshirë naftën nga tubacionet në sanksione, ai tha se është një qasje e mirë, por që ata kanë nevojë për një garanci që në rast të një aksidenti të infrastrukturës, e cila kalon përmes Ukrainës, ne do të kemi të drejtën të marrim naftën bruto ruse nga burime të tjera.



