“Shkëmbi i kuq”, gjendet drogë dhe armë të fshehura në pyll

“Shkëmbi i kuq”, gjendet drogë dhe armë të fshehura në pyll

Një sasi prej 68.3 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 408 gr fara të kësaj bime, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike janë sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë një operacioni të koduar “Shkëmbi i kuq” .

Operacioni është kryer në fshatin Barkanesh të Krujës, në pyllin e të cilit janë gjetur të fshehura materialet e mësipërme.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

• një kavanoz qelqi (i gjetur brenda një thesi) i mbushur me farëra të dyshuara të llojit Cannabis Sativa me peshë rreth 408 gr;

•2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili;

• 1 granatë offensive;

•1 ndezëz unifikues granate;

•1 armë gjysëm automatike mod 56;

• 283 copë fishekë mod 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm;

• 1 krehër për armë automatike, mod 7.62 mm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy