
Në nisje të vitit të ri shkollor kur vendi është përballur nga disa sulme kibernetike, qeveria ka vendosur do ta fokusojë arsimin tek zhvillimi i teknologjisë së informacionit e veçanërisht tek kodimi. Kryeministri Rama tha se nxitja e mësimit të kodimit në moshë të hershme do t’i bënte ballë sulmeve kibernetike në të ardhmen. Ai gjithashtu foli për rrezikun me të cilin përballet sot gjuha shqipe dhe kërkoi që kjo lëndë të mbrohet me provim.



