Sufaj: Të dënuarit bëjnë blerje me tablet! Në burgun e Pogradecit do akomodohen personat mbi 55-vjeç

Sufaj: Të dënuarit bëjnë blerje me tablet! Në burgun e Pogradecit do akomodohen personat mbi 55-vjeç

Femi Sufaj, zv. drejtori i përgjithshëm i burgjeve deklaroi gjatë një interviste në emisionin “FactCheck” se mbi 400 të dënuar janë të punësuar për mirëmbajtjen e burgjeve dhe paguhen me 10 mijë lekë.

Sipas Sufajt, marzhet e dënimit në Shqipëri janë shumë të larta dhe riedukimi i të dënuarve për t’u përshtatur në shoqëri do duhet të përfshijë disa institucione.

Gjatë kësaj interviste Sufaj tregoi se të dënuarve i është dhënë mundësia që të bëjnë blerje nëpërmjet tabletave elektronike tek një operator ekonomik i përzgjedhur nga autoritetet.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Sufaj tha se kjo nismë ndërpret praktikën e familjarëve sjellin produkte me trasta dhe rrit sigurinë.

Sistemi i burgjeve është duke njohur një zhvillim në fushën e teknogjisë dhe informacionit, po i vjen fund mbajtjes së shënimeve me regjistra, me lapsa dhe blloqe. Punonjësit kanë vuajtur dhe administrimi i këtyre materialeve është i vështirë dhe nuk janë eficentë për t’u përdorur në kohë.

Ka nisur zbatimi i sistemit që quhet ‘sistemi i monitorimit të vizitave’, hyrje-daljeve. Vizitorët janë të regjistruar në një kohë rekord, pa u shkruar në blloqe, por regjistrohet çdo lëvizje që kryhet nëpërmjet programit . Po kështu për një vizitë që do të kryejë i burgosuri, aplikon në e-albania  dhe e ka të mundësuar, është e planifikuar. Është dhe sistemi i kartelave. Kemi sistem efektiv të të dhënave.

Ka qenë pikë e dobët në sistemet e burgjeve çështja e dyqaneve. Kam parë statistikat e vitit të kaluar.

50 % e sendeve kontrabandë, dhe lëndëve narkotike që janë kapur në burg janë konstatuar që kanë hyrë nga familjarët e të burgosurve. Kësaj gjëje i është dhënë fund, është bërë vlerësimi i situatës. Dhe është kontaktuar një operator ekonomik që ka mundësuar ofrimin e produkteve ushqimore dhe sendeve që lejohen për të burgosurit në mënyrë online. Kjo kompani ka punësuar 56 të burgosur. Është ofruar një tablet që ka vetëm një program, vetëm atë të blerjeve. I jepet të burgosurit, që ka llogarinë e tij dhe pyet nëse do blejë diçka.

Kjo sjell siguri, do ndërpritet praktika që familjarët vijnë me trasta. Nuk kanë familjarët të sjellin ujë kur e sjell operatori me çmim më të ulët. Është shërbim për të burgosurin, qytetarin dhe sigurinë. Në tablet nuk ka internet. Aty ka vetëm programin e produkteve ushqimore. Të gjithë të burgosurit kanë llogari bankare që përdoret për këtë qëllim. Kemi 410 të burgosur të punësuar që punohet me 25% të pagës minimale, 10 mijë të reja për pastrime, lyerje, serat, mirëmbajtjen e institucionit.

Më tej, Sufaj u ndal edhe tek Burgu i Pogradecit, në qelitë e të cilit do akomodohen të dënuarit mbi 55 vjeç.

Burgu i Pogradecit është nisur që në vitin 2004, u nis si qendër për të mitur. Sot është ndërtuar, pajisur ka kapacitet për 130 vetë dhe do të akomodohen persona të moshës së tretë, të dënuar të moshës .

Lidhur me Akademinë, drejtori i përgjithshëm dhe ministri i Drejtësisë e kanë deklaruar se janë proces të marrjes së një ambienti në Pogradec që të jetë Akademi e trajnimeve, por dhe për pushime të stafit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy