Uragani Beryl mbërrin në Xhamajka, deri tani nëntë të vdekur

Uragani Beryl mbërrin në Xhamajka, deri tani nëntë të vdekur

Uragani Beryl, i shoqëruar me shira dhe erëra të dendura, goditi Xhamajkën të mërkurën, dhe pritet të arrijë në Meksikë këtë mbrëmje, pasi ka shkaktuar të paktën nëntë të vdekur dhe dëme të rënda në pjesën juglindore të Karaibeve dhe Venezuelës.

Drupal Ad

 

 

 

Beryl është aktualisht një uragan i kategorisë 4, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC). Për shkak të Beryl, i cili u shoqërua me erëra në 119 kilometra në orë, niveli i detit u ngrit dhe pati reshje të dendura shiu.

Nga reshjet e dendura të shiut priten edhe rrëshqitje dheu dhe përmbytje të shpejta. Pas Xhamajkës, Beryl pritet të godasë Ishujt Kajman.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA (NOAA) kishte paralajmëruar në fund të majit për një sezon të paprecedentë uraganesh, duke folur për mundësinë e formimit të katër deri në shtatë uragane të kategorisë 3 ose më të madhe.

Këto parashikime janë të lidhura me fenomenin meteorologjik La Niña që pritet të mbizotërojë së shpejti si dhe me rritjen e temperaturave në Oqeanin Atlantik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy