
Avokati i Popullit ka gati për t’i dërguar në Kuvend, 4 dosjet e kandidatëve nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nga këta vetëm 3 plotësojnë kriteret. Kryetari i shoqërisë civile pranë Avokatit të Popullit, Andi Dobrushi pas një seance dëgjimore me kandidatët tha se politika ka akuzuar kot shoqërinë civile se ka bllokuar ngritjen e KLP-së, pasi ende nuk ka asnjë prokuror që ka kaluar me sukses vetingun



