Implikimi me krimin/ Zhabina: Ka edhe efektivë të tjerë të përfshirë, dy nismat për vetëpastrim s’kanë funksionuar (VIDEO)

Implikimi me krimin/ Zhabina: Ka edhe efektivë të tjerë të përfshirë, dy nismat për vetëpastrim s’kanë funksionuar (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në MCN Live se nga indiciet e deritanishme ka edhe policë të tjerë, edhe në rang drejtorësh, që janë të implikuar me krimin dhe pritet të arrestohen. Megjithatë ai vë në dukje se dy nismat për vetëpastrimin e policisë nuk kanë funksionuar.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Ajo që është më ulëritëse është që ne kemi deklaratën e Dumanit që në raste të caktuara ne e kemi të pamundur bashkëpunimin me policinë, sepse bashkëpunojnë, dhe në rastin më të keq janë pjesë e grupeve kriminale. Për këtë pjesë duhet të bëjmë ‘wow’. Është për t’u përshëndetur sepse kemi hequr nga duart e krimit 10 milionë euro. Ka efektivë të tjerë, por janë disa faza që duhen ndjekur në hetim. Por a do jemi para faktin që edhe këta oficerë do largohen nga Shqipëria, këtë nuk dimë ta themi. Por që janë në rang drejtorësh, këtë na i la si indicie. Si e ka bërë qeveria, Ministria e Brendshme vetëpastrimin e kësaj organizate, i pari ishte procesi i Vetingut, që të gjithë e dimë si u bitis. Mënyra tjetër ishte që oficerët e policisë do deklaronin nëse kanë përdorur aplikacionin Sky Ecc dhe asnjë s’e ka plotësuar që s’e ka përdorur aplikacionin. S’i do të bëhet vetëpastrimi i Policisë së Shtetit me këto nisma që nuk funksionojnë?!"

Lidhur me qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin, Zhabina tha se aty pritet të vendoset një komisariat policie i posaçëm.

Po ashtu gazetari theksoi nga pikëpamja e hetimit sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mund të konsiderohet ngjarje e zbardhur.

"Kjo është një nga ato ngjarje që për policinë konsiderohet e mbyllur, e zbardhur. Ajo që është e re është rikualifikimi i veprës penale, që nga referimi vrasje me dashje e mbetur në tentativë, e rikualifikoi në plagosje të rëndë me dashje. Autorët janë të identifikuar, rolet e tyre janë të zbardhura, dhe këtu mbyllet historia sa i përket procesit hetimor. Tre autorët e shpallur në kërkim duhet të përballen me drejtësinë. Dy personat kyç kanë qenë Dritan Nano dhe Avdia në mos gaboj, që ka qenë dhëndri i Nanos. Personat e tjerë kanë pasur rol dytësor”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy