Pranga supervjedhësve shqiptarë në Itali

Pranga supervjedhësve shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë, pasi akuzohen për grabitje të vazhdueshme në provincat e Udines dhe Poprdenone.

Në pranga përfunduan David Toplana, 24 vjeç, banues në Forlimpopoli, Altin Marvataj, 30 vjeçar si dhe Sokol Molla, 30 vjeçar, pasi akuzohen se kanë grabitur të paktën 12 shtëpi..

Shqiptarët gjenin banesa të izoluara dhe në momentin që vinin re largimin e pronarëve, nisnin aksionin. Grabitja e fundit është kryer më 13 janar, ku policia identifikoi tre burrat.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën rreth 3 000 euro mallra të vjedhura. Sendet e grabitur janë kryesisht bizhuteritë e shtrenjta.

Në një nga rastet, një italian kishte lënë banesën pa roje pasi vazhdonte ceremonia mortore e vdekjes së babait të tij dhe kishte shkuar në varreza. Shqiptarët nuk e kursyen as këtë rast. Shqiptarët vodhën sende me vlerë 50 mijë euro atje.

Në një rast tjetër, ata vodhën një kuti me hirin e një të vdekuri, duke menduar se aty kishte sende të vlefshme ari. Kutia u gjet e hedhur në tokë.

Gjatë grabitjeve, ata kanë përdorur një makinë “Audi A5 Coupe”, e sekuestruar.

Policia gjeti shumë sende të vjedhura, pasi pjesa më e madhe e tyre sipas mediave italiane janë shitur. Ata janë dërguar në burgun e Udines ku edhe pritet të dënohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy