Kompania që ka themeluar “Google”, “Alphabet”, ka raportuar rritjen e të ardhurave dhe fitimeve të saj përmes biznesit të reklamave.
Rezultatet kanë treguar se impakti i “Youtube”në këtë aspekt ka qenë i vogël, kjo pasi në disa raste reklamat shfaqen përkrah materialeve të papërshtatshme.
Për 3 muajt e parë të këtij viti, “Alphabet” ka raportuar 24.8 miliardë dollar të ardhura.
Shefi i financës, Ruth Porat, thotë se të ardhurat e “Alphabet” vijnë kryesisht nga kërkimet me smratfonët.
“Kontribuuesi më i madh ka qenë ai nëpërmjet kërkimit me smartfonë, çka reflekton një kthesë të madhe si pasojë e rritjes së numrit të përdoruesve të këtyre të fundit", thotë ai.



