
Tre projekte masivë po zhvillohen në bregdetin shqiptar, Durrësi, Sazani dhe Vlora Bay Marina. Që të tre janë shoqëruar nga debate të forta.
Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Elvin Meka në ‘MCN Economy’ u shpreh se industria mbështetëse e këtyre projekteve do të ketë një qasje ndryshe.
Ai tha se këto zhvillimi i turizmit në Shqipëri është kompleks dhe se këto 2-3 vitet e fundit kanë shërbyer për të njohur Shqipërinë si vend turistik.
Sipas tij ndërtimi i këtyre projekteve është një lajm përtej të mirës pasi vendos bregdetin shqiptar në destinacionet ndërkombëtare, ku përveç zhvillimit të turizmit elitar, sigurisht do ketë një ndikim të fortë dhe në zhvillimin ekonomik.
Natyrisht këto janë projekte madhore jo vetëm për ekonominë tonë, por dhe kudo në shtete të tjera në rajon ku mund të zhvillohen projekte të tilla përbënë një ngjarje. Për Shqipërinë është një ngjarje pasi për të tre projektet aplikohet për herë të parë sepse deri sot vendi ynë nuk ka të tilla projekte.
Fillojmë nga zero dhe është një lajm përtej të mirës pasi vendos bregdetin shqiptar në destinacionet ndërkombëtare dhe në mënyrë të paevitueshme do ketë ndikim jo vetëm për zhvillimin e turizmit elitar, por sigurisht dhe në zhvillimin ekonomik. Duke qenë projekte elitare në mënyrë të pashmangshme e gjithë industria mbështetëse e këtyre projekteve, e këtyre vendeve turistike do të sillet ndryshe, do ketë qasje ndryshe në raport me atë që shohim sot.
Më tej ai shtoi se sigurisht që zhvillimi i turizmit është shumë kompleks dhe faza aktuale që ne jemi është faza e njohjes së Shqipërisë për turizëm.
Ajo çfarë ka të mirë efekt pozitiv në Shqipëri përtej të ardhurave është se këto dy-tre vjet kanë shërbyer për ta njohur Shqipërinë si vend turistik.
Kërkesa e Shqipërisë për turizëm deri sot është zhvilluar deri në nivelin e mesën që i përket dhe stadit të zhvillimit të sektorit por dhe tipologjisë së turistit.
Në dallim nga vendet e tjera të rajonit, ndërtimi i 3 marinave patjetër që do afrojë turizmin elitar apo atë turistin që lërë shumë para në Shqipëri.



