Koronavirusi/ Katërfishohen rastet në Itali

Koronavirusi/ Katërfishohen rastet në Itali

Autoritetet italiane thonë se numri i personave të infektuar me virusin e ri nga Kina është dyfishuar të premten, pasi 8 persona u infektuan me virusin në një spital verior. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tashmë ka arritur në 17.

Sipas Euronews, grupi i parë i të infektuarvei ishte vendosur në rrethinat e Lodit, në rajonin e Lombardisë, konfirmuar kjo nga shefi shëndetësor rajonal i Lombardisë Giulio Gallera.

I pari që u sëmur ishte një italian 38-vjeçar që u takua me dikë që ishte kthyer nga Kina më 21 janar pa paraqitur ndonjë simptomë të virusit të ri, thanë autoritetet shëndetësore.

Personi po mbahej në izolim dhe duket se ka antitrupa ndaj virusit. 38-vjeçari tani është shtruar në spital në gjendje kritike. Gruaja e tij dhe një shoqja e tij gjithashtu rezultuan pozitive.

Tre pacientë në spitalin në Codogno ku ai shkoi me simptoma të ngjashme me gripin më 18 shkurt gjithashtu janë infektuar. Edhe pesë infermierë e mjekë, gjithashtu.

Tre persona të tjerë, të cilët frekuentonin të njëjtën kafene në rajonin e Lombardisë, gjithashtu rezultuan pozitivë përveç tetë personave në spitalin Codogno, tha Gallera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy