Muriqan/ Tentoi futjen e 331 mijë euro ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 36-vjeçari

Muriqan/ Tentoi futjen e 331 mijë euro ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 36-vjeçari

Policia në Muriqan ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave që dyshohet që janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, ku është vënë në pranga një 36 vjeçar, ndërsa nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një tjetër.

Lidhur me rastin u arrestua shtetasi Fadil Halmusaj, 36 vjeç, banues në Kryemadh, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 331 mijë euro.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Fadil Halmusaj dhe pasagjer shtetasin P. M.

Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.   

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy