Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy takoi sot Presidentin amerikan Joe Biden, të cilin e falenderoi për ndihmën e fuqishme financiare, që kap shifrën 37 miliardë dollarë.
“Një mirënjohje e madhe nga njerëzit tanë. Më vjen mirë që kemi marrëdhënie kaq të forta”, tha Zelensky, duke shtuar: “Ne diskutuam për bashkëpunim të mëtejshëm për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit tonë”.
Biden njoftoi më herët paketën e ndihmës ushtarake, me vlerë 375 milionë dollarë, e cila përfshin municione, artileri dhe automjete, ndërsa u takua me Zelensky në Japoni në Samitin e G7 në Japoni.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë gjithçka që mundemi për të forcuar aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur," tha Biden, duke përmendur vendimin e tij të fundit për të lejuar avionët luftarakë F16 të shkojnë në Ukrainë dhe për të trajnuar pilotët ukrainas në avion në Shtetet e Bashkuara.
Biden tha se sanksionet e reja ndaj Rusisë do të "sigurojnë që ne të mbajmë presion ndaj Putinit për t'i mbajtur të përgjegjshëm mbështetësit e tij".



