Zbulohen pas 2 mijë vitesh vargje të panjohura të filozofit të lashtë Empedocles

Zbulohen pas 2 mijë vitesh vargje të panjohura të filozofit të lashtë Empedocles

Studiuesit kanë zbuluar vargje të panjohura më parë të filozofit grek të lashtë Empedokli (Empedocles), duke hedhur dritë mbi mendimin e tij dhe ndikimin në filozofinë perëndimore. 

 

Zbulimi u bë në një fragment papirusi 2 mijë vjeçar, i gjetur në arkivat e French Institute of Oriental Archaeology në Kajro. 

 

Dokumenti përmban rreth 30 vargje të panjohura nga vepra e tij kryesore poetike “Physica”. 

 

Empedokliu (Empedocles), një filozof para-sokratik i shekullit V p.e.s., njihet për teorinë e katër elementeve bazë – tokë, ajër, zjarr dhe ujë – si dhe për idenë e forcave kozmike të Dashurisë dhe Konfliktit që drejtojnë ndërveprimin e tyre. 

 

Mendimi i tij ka ndikuar figura të mëdha si Platoni dhe Aristoteli si edhe autorë romakë si Lucretius.

 

Sipas studiuesve, ky zbulim është i veçantë sepse për herë të parë lejon leximin e drejtpërdrejtë të ideve të filozofit, pa u mbështetur vetëm në citime apo përmbledhje të autorëve të mëvonshëm. 

Teksti i ri fokusohet në teoritë mbi perceptimin dhe veçanërisht shikimin, duke treguar lidhje me veprat e Plutarch, si dhe me shkrime të Theophrastus, nxënës i Aristotelit. 

 

Studiuesit sugjerojnë gjithashtu se Empedokli (Empedocles)mund të ketë paraprirë mendimtarë si Democritus. 

 

Ekspertët e krahasojnë rëndësinë e këtij zbulimi me gjetjen e papritur të faqeve origjinale të një autori të madh, duke e cilësuar si një “Rilindje të dytë” për letërsinë dhe filozofinë antike. 

 

Botimi i plotë i materialit është përfshirë në librin “L’Empédocle du Caire”, duke hapur perspektiva të reja për të kuptuar më mirë rolin e Empedoklit (Empedocles) në historinë e mendimit filozofik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy