Endrit Bodi sipërmarrësi shqiptar në SHBA në një lidhje skype ka treguar për ‘Zgjohu me MCN’ se si prej 12 vitesh tashmë është kthyer në ‘mbretin’ e pasurive të paluajtshme në Amerikë dhe biznesin e restoranteve.
Ai shprehet se në fillim ka qenë shumë e vështirë kur është zhvendosur me familjen atje dhe se kanë jetuar me kursimet e bëra në Shqipëri, por më pas duke filluar punë gdhe me sakrificat e bëra gjithçka është e mundur të arrihet.
Shumë punë dhe sakrificë, por në Amerikë nëse përpiqesh mundësitë të jepen dhe kjo është pak më ndryshe se në Shqipëri. Unë jam lindur në Dibër dhe në moshën 3 vjeçare familja ime është zhvendosur në Tiranë dhe 18 vjeç në Amerikë me anë të lotarisë që i doli babait.
Gati një vit në Amerikë kemi jetuar me kursimet që kishim, ndërsa në qershor kemi punuar punë sezonale. Amerika nuk funksionon kur je në shkollë s’duhet të punosh, prandaj kam nisur si kamerier unë dhe vëllai ndërsa mami duke bërë ëmbëlsira në restorantë.
Dëshira ime ishte të isha avokat pavarësisht prindërve që donin mjekësinë. Isha në dilemë të vazhdoja studimet 4 vjet të tjera për avokat apo të investoja në një restorant dhe unë zgjodha këtë të dytën.
Shumicën i kisha kursimet e mia që kisha punuar dhe më ka ndihmuar familja dhe kushërinjtë e mi. Dy vite e gjysmë pasi e kam hapur biznesin nuk kam pasur fitime përveçse fitimit të emrit sepse ishte e vështirë.
Këtu kam pasur dhe mbështetjen e madhe të familjes që kanë punuar tek restoranti im. Pastaj sakrifica që duhet të punoja pa asnjë ditë pushimi. Kam punuar pa rrogë në biznesin tim sepse çdo e ardhur shkonte për pagesat e punonjësve të tjerë.
Më pas u shpërbleva duke arritur të bëjmë tani deri në 1500 klientë në javë. Në 2020 filloi pasuria e patundshme sepse këtu biznesi ka të mirë se të jep shumë të ardhura. Ramë në interesin e kredive të shtëpisë.
Kur ti blen një pronë do vesh 20% fond kur nuk ke protofol të madh dhe duke i dhënë më pas me qera, ndan pjesën e kredive dhe fitimin. Unë po shkëputem drejt realstate dhe besoj që për 4-5 vite do shkëputem nga restoranti sepse është biznes i mirë por për familje nuk funksionon sepse është një punë pa pushim fare.
Pavarësisht gjithçkaje, prindërit e mi vazhdojnë të punojnë ende sepse puna është e shëndetshme.



