Ajo u shpall Miss Universe Albania në vitin 2017 dhe për pasojë përfaqësoi vendin tonë në konkursin e njohur të bukurisë në Las Vegas. Atje bashkë me përfaqësueset e vendeve të tjera kaluan ditë sa të bukura aq edhe të lodhshme. Gjatë provave por jo vetëm, për spektaklin e madh ato kanë pësuar incidente të ndryshme. Fitimi i kurorës së missit në Shqipëri i hapi Blertës edhe dyert e ekranit ku filloi eksperienca të reja televizive. Këto dhe të tjera Blerta i tregon në intervistën që Antoneta ka realizuar me të për "TemA Tv".



