Në 24 orët e fundit, janë identifikuar pozitivë me COVID 19, 14 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat njoftoi se brenda një dite janë testuar 231 persona , mes së cilëve edhe 35 nga personeli shëndetësor . Vatra të reja të infeksionit zbulohen në Krujë, Tiranë dhe Shkodër.



