Trupi i ish-kryeministrit japonez rikthehet në rezidencën e tij në Tokio

Trupi i ish-kryeministrit japonez rikthehet në rezidencën e tij në Tokio

Trupi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe është rikthyer përmes një autokolone në rezidencën e tij në Tokio. Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor të Nara.

Policia që po heton atentatin ka thënë se i dyshuari kishte një zemëratë kundër një organizate. Agresori i dyshuar, i quajtur Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, besonte se Abe ishte pjesë e kësaj organizate.

Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë artizanale, bën me dije policia.

Ndërsa autokolona mbërriti në rezidencën e tij në Tokio, anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.

Kryeministri aktual Fumio Kishida pritet t’u bashkohet homazheve pasditen e sotme. Ndërkaq, mediat lokale raportojnë se Abe do të varroset ditën e martë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy