Detaje nga dosja e Peqinit/ Rusta: Janë paguar 200 mijë euro për vrasjen, arma në burg që prej shtatorit (VIDEO)

Detaje nga dosja e Peqinit/ Rusta: Janë paguar 200 mijë euro për vrasjen, arma në burg që prej shtatorit (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur për MCN Live detaje nga dosja hetimore mbi vrasjen e ndodhur në burgun e Peqinit.

Referuar dëshmisë së të plagosurit dhe dëshmitarit të ngjarjes, Indrit Shaqja, rezulton se Sokol Mjacaj është paguar 200 mijë euro për ekzekutimin e Arben Lleshit. 

Shaqja ka rrëfyer ndër të tjera se në një moment Sokol Mjacaj ka tentuar të vrasë edhe policët e burgut.

Rezulton se Mjacaj është vetdorëzuar, ku pas krimit ai i ka thënë drejtorit të burgut që do të dorëzohet sapo të mbërrijë Prokuroria, duke pranuar në fund edhe autorësinë e vrasjes. Mjacaj ka dhënë një motiv që nuk duket bindës për hetuesit, që vrasjen e kreu për shkak të një konflikti brenda burgut.

Rusta bën me dije se 7 hardisqe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe librat e takimeve, hyrje-daljeve. Pjesa më e rëndësishme është deklarimi i Indrit Shaqjas i cili thotë se pak kohë më parë Arben Lleshi ka marrë një letër anonime, ku flitet se "Ti Arben do të ekzekutohesh dhe për kokën tënde janë paguar 200 mijë euro". 

Prokuroria dhe Policia po gjurmojnë për gjetjen e letrës, kush është dërguesi i saj dhe si ka mundur ajo të futet anonim në burgun e cilësisë së lartë, dhe nëse është lexuar apo jo nga administrata. 

Rusta bën me dije se pas hetimeve paraprake rezulton se arma është futur në muajin shtator dhe ka qëndruar në burg që prej këtij muaji deri ditën e krimit. Rezulton që s’janë kryer procedurat standarde, dikush apo disa mund të kenë toleruar Mjacajn, duke mos e kaluar qoftë në skaner, qoftë në kontroll fizik.

Përgjegjësia penale dhe dyshimet janë momentalisht te administrata e burgut, por nuk përjashtohet shtrirja e hetimeve te pjesa e mirëmbajtjes, kontrollit, apo funksionimit të sistemeve të sigurisë.

 

PJESË NGA DËSHMIA E INDRIT SHAQJAS:

Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka shpjeguar se ka qenë duke qëndruar në ambientet e dhomës duke gatuar. Polici i kolonës ka thërritur dhe i ka thënën Indrit të kërkojnë tek zgara e kolonës se sektorit. Ka dalë dhe është afruar se kush më kërkon dhe aty ka parë se ishte shtetasi Sokol Mjaca i cili ka thënë se ‘O indrit më njofto pak Ben Lleshin të dalë në dritare tek zgara se kam për ti thënë diçka, ku është kthyer dhe ka parë në korridor të sektorit Arben Lleshin e ka thërritur me fjalët se të kërkon Sokol Mjaca në dritare për të thënë diçka. Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qenë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krisëm si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshi po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekuilibrin.

Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor vet dhe ndoqi me vrap Sokolin. Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte në ajrim. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin Indritin për të mos e ndjekur se nuk e dinte çpo ndodhte dhe Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B. Ka deklaruar gjithashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro , do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet i anë thënë se nëse je dakord na kthe përgjigje me letër.

Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroj se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar. Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguajnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy