Studiuesit nga Wuhan, zbulojnë një virus të ri me origjinë shtazore

Studiuesit nga Wuhan, zbulojnë një virus të ri me origjinë shtazore

Një ekip kërkimor ka njoftuar zbulimin e një virusi të ri me prejardhje nga kafshët në Institutin e Virologjisë Wuhan, qyteti ku besohet të ketë origjinën pandemia Covid-19.

Patogjeni i ri, i quajtur LsPyV KY187, i përket një familjeje poliomavirusësh përgjegjës për miliona infeksione çdo vit, kryesisht te fëmijët, zakonisht asimptomatikë ose të lehtë.

Identifikimi erdhi pas një sërë testesh të kryera në 232 kafshë, duke përfshirë 226 brejtës, dhe një iriq, të sjellë nga Kenia në 2016 dhe 2019.

Virionet e një poliomavirusi / Kredia: virology–online.com

Mostrat u dërguan më pas për analizë në objektet e kërkimit biokimik në Wuhan, ku indet e mëlçisë, mushkërive dhe veshkave të secilës kafshë u ekzaminuan për viruse të ADN-së që i përkisnin shtatë familjeve virale.

Gjithsej 25 kafshë rezultuan pozitive dhe, në të gjitha rastet, përveç njërit, gjenomet u gjurmuan në viruse para-ekzistuese.

Analiza e mëtejshme tregoi se virusi i ri, poliomavirusi LsPyV KY187, kishte vetëm një përputhje afërsisht 60% me të afërmin e tij më të afërt.

Polomavirusi i ri, u zbulua në një mi livadhesh me vija, i njohur gjithashtu si miu zebër, një gjitar i vogël që i përket gjinisë Lemniscomys i përhapur në Afrikën Sub-Sahariane.

Shkencëtarët thanë se poliomavirusi i ri " nuk është i lidhur ngushtë me ndonjë virus që dihet se shkakton sëmundje tek gjitarët e vegjël pritës ose tek njerëzit ", duke shpjeguar se ata nuk mund të hedhin dritë mbi patogjenitetin e tij, aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje tek njerëzit dhe rrezikun e mundshëm të transmetimit.

Meqenëse virusi i ri nuk është i lidhur ngushtë me ndonjë patogjen të njohur, efekti i tij te njerëzit " është i paqartë dhe duhet të vlerësohet më tej ", shtuan studiuesit, duke treguar se si rezultatet e marra deri më tani ndihmojnë " për të kuptuar më mirë diversitetin gjenetik të viruseve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy