Lideri i opozitës Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me personalitete të fushave të ndryshme në Gjirokastër.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se Arsimi është lënë në heshtje pasi sipas tij nuk është bërë asnjë investim serioz. Gjithashtu ai theksoi se me qeverinë e re do të marrë fund politizimi dhe përdorja e sistemit arsimor për pushtet.
“Si çdo fushë tjetër edhe tek arsimi qëllimi nuk ka qenë progresi, por pushteti. Anulimi i ligjit aktual dhe hartimi i një ligji bazuar në përvoja Europiane është fokusi ynë. 26 miliard euro buxhet janë ndarë vetëm për teknologjinë e informacionit. Sot shohim se gjithçka ka mbetur e heshtur.
Arsimi ka një veçori sepse çfarëdo që të investosh cilësia nuk lidhet vetëm me mësimdhënien, por edhe se me çfarë cilësie kanë ardhur ata në arsimin e mesëm. Këtu do të marrë fund politizimi i mësuesve. Futja e politizimin ka shkatërruar administratën dhe një nga fushat që i ka vënë kazmën është arsimit”, u shpreh Basha.
Më tej ai theksoi se qё ligji tё funksionojë duhet tё zbatohen disa pika konkrete tё këtij programi siç ёshtё rritja e financimit për arsimin e lartë.
“Dyfishimi faktikisht i financimit që do të bëjë të mundur edhe subvencionimin e tarifave të bachelor dhe master për pothuajse 90% të studentëve do të përfitojnë 100% subvencionim për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre, rritja e rrogave të pedagogeve dhe një buxhet serioz për kërkimin shkencor sepse e thashë edhe në një takim që kisha me pedagogët në Shkodër.
Parimi i dytë është decentralizimi dhe këtyre dy pikave konkrete të planit ne i kemi bashkangjitur edhe kontaktin me institucionet europiane përfshirë komisionin Europian dhe universitetet europiane, aleancën e universiteteve europiane për të bërë të mundur që universitetet, jo thjeshtë të ekzistojnë në kuptimin e teorisë por të ekzistojnë si qendra të trajnimit profesional”, tha Basha.



