Sejamini: SPAK të hetojë, Kryemadhi ose Top Channel duhet të mbajë përgjegjësi

Sejamini: SPAK të hetojë, Kryemadhi ose Top Channel duhet të mbajë përgjegjësi

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me akuzat e adresuara ndaj Monika Kryemadhit se ka marrë para ruse nga biznesmenë të lidhur me Vladimir Putin.

Ai tha se beson se gjithçka ëhstë bërë për propagandë, ndërsa theksoi se ajo që mbetet me rëndësi është që SPAK ose Prokuroria të bëjë një hap dhe të hetojë sepse në fund dikush duhet të mbajë përgjegjësi ose Top Channel ose Monika Kryemadhi. Sipas tij, kjo është e rëndësishme sepse nga ky konflikt do të dalë e vërteta.

Jam i prirur të mendoj se ai material janë copa letre anonime dhe jam i bindur se është e sajuar për propagande dhe po e luan këtë rol për propagandë. Kjo është një çështje për të cilën ne si shoqëri harxhojmë prapë energji, kohën kur kemi të tjera probleme. Ajo që mund të them dhe është e rëndësishme, supozojmë se janë të vërteta çfarë neni është shkelur, gjithsesi ajo që është e rëndësishme sot është se SPAK ose prokuroria të bëjë një hap dhe ti kërkojë të dhënat TCH dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi ose topi ose Monika Kryemadhi. Një nga këta duhet të dalin para drejtësisë për këtë çështje. 

Drejtësia e një vendi për një gjë të tillë duhet të reagojë menjëherë, duhet të fillojnë verifikimin. Prapë pres nga Kryemadhi të mbajë një qëndrim publik që këta deputetët nqs janë të përfshirë në një operacion të tillë propagande duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ju duhet të bëni deklaratë zyrtare sepse heshtja dhe trajtimi juaj i gjithë kësaj duhet të jeni e prerë. Nëse ata janë duke ju bërë shantazh duhet të reagoni dhe të jeni e prerë në qëndrimin tuja. Nëse nga kjo histori dënohet kryemadhi ose top channel, kjo është e mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy