Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës. Ndryshimi i rregullores së Kuvendit pa procedurë, anti-kushtetuese!

Berisha-Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës. Ndryshimi i rregullores së Kuvendit pa procedurë, anti-kushtetuese!

Ka rinisur me debate seanca e Kuvendit të Shqipërisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar “antikushtetuese” kalimin me procedurë të përshpejtuar i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit. Duke iu drejtuar kreut të ri të Kuvendit, Niko Peleshi, Berisha e ka quajtur këtë të fundit një sekretar mjeran të kreut të organizatës kriminale, që sipas tij është Edi Rama. 

 

Të fillosh detyrën duke shkelur Kushtetutën damkos në mënyrë përfundimtare veten tende, tregon se s’je gjë tjetër, veçse një sekretar mjeran i kreut të organziatës kriminale të Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit. Shkelmi i Kushtetutës është një puc që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponc Pilati pas krimit që kryeni. Si ka mundësi?!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy