U akuzua për QSUT, e njëjta kompani fiton edhe tenderin e lavanterisë në spitalin e Sarandës

U akuzua për QSUT, e njëjta kompani fiton edhe tenderin e lavanterisë në spitalin e Sarandës

Kompania A.G.S Sh.p.k, ka fituar tenderin për shërbimin e Lavanterisë dhe hotelerisë në pavionet e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Sarandë.

Devis SHPK - AGS SHPK - SANITARY CLEANING SHPK & Mimoza Deliu, ishin bashkimi i disa kompanive që sipas raportit kishin bërë ofertën më të mirë duke u përzgjedhur edhe si fitues të këtij tenderi.

Por kompania A.G.S sh.p.k, është akuzuar nga konkurrentët dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit se është favorizuar në mënyrë të paligjshme nga QSUT, ka fituar tenderin prej 1.1 miliardë lekë të lavanterisë.

Por këto akuza nuk e kanë penguar këtë kompani që të shpallet përsëri fituese në tenderin e radhës për spitalin e Sarandës.

Kompania A.G.S Sh.p.k, e cila akuzohej se ishte favorizuar gjatë procedurës së parë të prokurimit , e cila u anulua nga Komisioni i Prokurimit Publik, KPP, është shpallur fituese me një ofertë prej 1,097 miliardë lekë. Oferta fituese është e barabartë me 99.2 për qind e çmimit limit të tenderit. Fondi limit qe 1,160 miliardë lekë.

Oferta e dytë në tender ka qenë ajo e bashkimit të operatorëve Devis Sh.p.k, Dimensione të Reja, Univers Servis Sh.p.k dhe A-K Company Sh.p.k me 1.1 miliardë lekë. Në tenderin e parë ky konsorcium kompanish kishte dhënë një ofertë për të njëjtin shërbim relativisht më të ulët. Të pyetur nga BIRN drejtuesit e Davis Sh.p.k nuk e komentuan rritjen e ofertës financiare në tenderin e dytë.

Tenderi i parë i mbajtur me 16 shkurt me autoritet kontraktues, QSUT,  pati 6 oferta nga kompani ose bashkime operatorësh. Në tenderin  e dytë të mbajtur nga Ministria e Brendshme në 3 gusht  pati dy oferta, shenjë që një pjesë e kompanive ka humbur besimin në procedurën e prokurimit.

Fituesja e tenderit të dytë, A.G.S sh.p.k. është akuzuar nga KLSH se ka përfituar nga favorizimi i padrejtë i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, në QSUT, në një tender tjetër për lavanterinë që mbulonte periudhën Janar-Prill 2014, duke i shkaktuar taksapaguesve një dëm prej 10.8 milionë lekë.

Anëtarët e KVO-së në QSUT janë paditur nga KLSH në prokurori, por kjo e fundit  i tha BIRN se është ende në procesin e verifikimit të akuzave.

Ankesa për favorizim nga QSUT për A.G.S sh.p.k ka pasur dhe nga operatorët e tjerë që morën pjesë në tender.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy