Teologu Samad Ahmed Ghori tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se kurani nuk flet për dhunë ndaj gruas, duke u shprehur se profeti s’ka rrahur asnjë nga gratë e tij. Ndër të tjera Ghori rrëfeu martesën e fundit të profetit, ku gruaja e tij jetoi shumë vite pas tij, dhe kërkoi që të varrosej në vendin që ishte njohur me profetin.
Ndërkohë që moderatori Mustafa Nano tha se në librin e shenjtë thuhet se “nëse gruaja s’i bindet burri mund të mos e pranojë në shtrat dhe t’i japë ndonjë dackë”, teologu tha: "Nuk është ashtu si ju e prezantoni. Ka disa ajete të tilla që s’e lejojnë një gjë të tillë”.
Mandej, ai rrëfeu:
Profeti s’ka rrahur asnjë nga gratë e tij. Një shok i tha profetit kunata ime është e ve, a do të martohesh me të, profeti e pranoi. Dasma u bë modeste, në shkretëtirë. Kjo grua ka jetuar vetëm tre vite me profetin. Nëqoftëse këto gra kanë qenë skllave apo të nënshtruara me dhunë, ky do ishte momenti më hidhërues i jetës së saj. Ajo do jetonte shumë gjatë pas profetit, plot 49 vjet. Do ndërronte jetë mbi 81vjeç. Amaneti që ajo do linte, thotë: Mua më varrosni në vendin ku unë jam takuar për herë të parë me profetin. Bota ka shumë histori dashurie, por kjo është aq e vërtetë, sa edhe sot është varri i saj që njerëzit e vizitojnë”.



