Hanson: Kalifornia si në mesjetë, nuk ka më shtresë të mesme

Hanson: Kalifornia si në mesjetë, nuk ka më shtresë të mesme

Historiani dhe profesori Victor Davis Hanson thotë se Kalifornia është kthyer në njëfarë konfederate me një "fiksim të sëmurë" për etninë dhe racën. Në një intervistë për Breitbart News, Hanson shprehet se largimi i banorëve të Kalifornisë drejt shteteve me më shumë liri dhe prosperitet po përkeqëson shtresëzimin social të shtetit për sa i përket pasurisë.

"Klasa e mesme është larguar", tha ai. “Rreth dhjetë milionë njerëz u larguan nga Kalifornia në 40 vitet e fundit dhe ne e dimë se ku shkuan. Ata shkuan në Nevada, Idaho, Teksas, Florida, Tenesi. Kemi gjysmën e të gjithë të huajve ilegalë pa dokumente në vend. Njëzet e shtatë për qind e kalifornianëve nuk kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se janë ligjërisht këtu”.

Sipas Hanson, Kalifornia është polarizuar në mënyrë të tillë saqë i ngjan asaj që dikur ishte Antebellum South.

Pasuri e madhe, varfëri e madhe. Kujtoni Antebellum South - një parti, Demokratike - ky është një shtet njëpartiak. Ata kishin Big Cotton. Ne kemi Big Tech. Big Tech drejton të gjithë shtetin, njësoj si dikur Big Cotton”.

“Në jugun e dikurshëm kishim klasën e plantacioneve. Sot, këta janë njerëzit që jetojnë në Woodside ose në Berkeley Hills ose në Palo Alto. Atëherë kishte skllevër me ngjyrë dhe të bardhë. Nuk kishte klasë të mesme. Kur shkoj në Stanford, shoh vetëm fëmijët e të pasurve. Më pas shkoj në El Camino dhe gjej njerëz që jetojnë në rimorkio. Unë shkoj në kampuset e Apple, Google ose Facebook dhe njerëzit që punojnë atje jetojnë në rrugë", shtoi ai.

Hanson vuri në dukje se Kalifornia tani i ngjan mesjetës feudale, pa klasë të mesme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy