
Fshati Spathar në Librazhd po përballet me një rrezik real zhdukjeje, teksa toka vijon të rrëshqasë çdo ditë e më shumë, duke lënë pas shtëpi të çara, familje në ankth dhe një komunitet të tërë në prag katastrofe.
Të paktën 7 banesa janë tashmë të pabanueshme, ndërsa familjet qe ende jetojnë në to flene me ëndra e frikë se në çdo moment mund të ndodh katastrofa.
“Çdo ditë e më keq po bëhet situata… po të bjerë një shi, iku shtëpia”, shprehet një banor, ndërsa një tjetër tregon dramën e përditshme: “Shtëpia ime ka mbetur si ishull. Po jetoj tek komshiu, bashkë me lopën… pas pak ditësh më nxjerrin edhe prej andej”.
Mes dëshpërimit, banorët thonë se ndihen të braktisur nga institucionet. “Bashkia më thotë: gjej shtëpi, të të japë bonus. Po ku ta gjej unë shtëpinë?”, pyet një kryefamiljar që jeton me asistencë. Ndërkohë, një tjetër shton: “Po filluan shirat, ne jemi jashtë. Nuk dimë çfarë do bëhet me ne”.
Historia më prekëse vjen nga një e moshuar 92-vjeçare, e cila mes lotësh apelon për ndihmë: “Po qaj për fëmijët, ku do t’i lë… më mirë të kisha ikur, sesa t’i shoh në këtë gjendje. Po shemben shtëpitë, po më mbyten fëmijët në batak”.
Edhe pse zona është shpallur e pabanueshme që prej vitit 2017 për shkak të rrëshqitjeve dhe ujërave nëntokësorë, ndërhyrjet konkrete mungojnë. Banorët theksojnë se “pushteti vendor na ka prerë në besë”, ndërsa ndihma e premtuar mbetet e pamjaftueshme për të rindërtuar jetën.
#spathar #librazhd #rreshqitje #shembjemasive #shembjedherash #rreshqitjetoke #rrezik #toka #burime #mariglendisha #edirama #taulantballa #emisionifol #fol #mcntv #mcn #erjonskendaj



