Të jetosh si europian do të thotë të punosh fort e të jetosh mirë. Të punosh fort është e qartë për çdokënd se ç’do të thotë. Por të jetosh mirë është një term pak më subjektiv. Është argëtimi? Cilësia e kohës së lirë? Cilësia e mjedisit? Apo cilësia e kujdesit shëndetësor? Cilido që të jetë definicioni final, një gjë është e sigurt: Standardet e sigurisë ushqimore janë në bazë të standardit të jetës për çdo vend evropian.



